Home / Lajme / Mjedisi / Pacolli fton organizatat e shoqërisë civile si vëzhguese në procesin e shqyrtimit të gurëthyesve

Pacolli fton organizatat e shoqërisë civile si vëzhguese në procesin e shqyrtimit të gurëthyesve

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se u është dërguar ftesë organizatave të shoqërisë civile me kontribut të dëshmuar në mbrojtjen e mjedisit, që të marrin pjesë si vëzhguese në procesin e shqyrtimit të dokumenteve të gurëthyesve, në zbatim të vendimit të marrë për këtë sektor.

Sipas saj, përfshirja e shoqërisë civile është thelbësore për rritjen e transparencës, garantimin e një procesi të drejtë dhe të paanshëm, si dhe forcimin e mbrojtjes së mjedisit përmes monitorimit të pavarur.

Pacolli thekson se institucioni mbetet i hapur dhe bashkëpunues me të gjithë akterët relevantë, me qëllim respektimin e plotë të ligjit dhe sigurimin e një procesi që mbron interesin publik.

Ajo shton se procesi i monitorimit është i hapur për të gjitha organizatat e shoqërisë civile që kanë dëshmuar angazhim në mbrojtjen e mjedisit, duke inkurajuar të interesuarit të aplikojnë përmes kontaktit zyrtar të ministrisë.

“Ne besojmë se një mbikëqyrje sa më e gjerë civile garanton një proces më të sigurt dhe më transparent,” thuhet në reagimin e saj.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com