Home / Lajme / Mjedisi / Ministria e Mjedisit themelon Gardën për Mbrojtjen e Natyrës në Ditën e Tokës

Ministria e Mjedisit themelon Gardën për Mbrojtjen e Natyrës në Ditën e Tokës

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Tokës, është themeluar “Garda për Mbrojtjen e Natyrës”, përmes nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi në një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti, Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe përfaqësuesve të organizatave mjedisore.

Iniciativa përfaqëson një model të ri bashkëpunimi që bashkon aktorë të ndryshëm të terrenit, përfshirë peshkatarë, bjeshkatarë, fotografë të botës së egër, aktivistë mjedisorë dhe gardianë junior, me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës, njofton Energy Monitor.

Në përgjigje të sfidave si ndryshimet klimatike, degradimi i ekosistemeve dhe ndotja e mjedisit, kjo nismë synon forcimin e monitorimit në terren, parandalimin e dëmeve mjedisore dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar.

Sipas njoftimit, Garda për Mbrojtjen e Natyrës numëron rreth 100 anëtarë, prej të cilëve 30 janë fëmijë të angazhuar në aktivitete për mbrojtjen e mjedisit.

Ministrja Pacolli ka ftuar qytetarët dhe aktivistët që t’i bashkohen kësaj nisme, duke kontribuar drejtpërdrejt në ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com