Eksperti i sigurisë, Kolë Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se nga aspekti gjeostrategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur interes që Kosova të zvogëlojë varësinë energjetike dhe ekonomike nga burimet që, sipas tij, mund të ndikojnë në sigurinë dhe pavarësinë e vendit.
Krasniqi tha se varësia energjetike lidhet drejtpërdrejt edhe me varësinë politike dhe se Kosova duhet të orientohet drejt burimeve dhe partneriteteve perëndimore.
“Nga aspekti gjeostrategjik, amerikanët e kanë pasur një interes dhe një qëllim që të ndalet varësia energjetike. Varësia energjetike është varësi politike dhe, në mënyrë që Kosova të pavarësohet nga ndikimet ekonomike dhe energjetike nga Lindja, amerikanët e kanë të qartë këtë. Ne duhet me çdo kusht që ta ndërpresim varësinë tonë nga burimet jo të sigurta dhe tendencioze, ta orientojmë ekonominë dhe sigurinë tonë nga elementet perëndimore. Në këtë drejtim, perderisa nga SHBA-të është shtrirë dora, është dëm shumë i madh të mos shfrytëzohet”, tha Krasniqi.



