Herët të dielën, qytetet në Libinë perëndimore u përballën me ndërprerje të gjera të energjisë elektrike pasi termocentrali Al-Harsha në qytetin Zawiya u godit nga një shpërthim.
Zona në gjithë Libinë perëndimore, përfshirë kryeqytetin Tripoli, u zhytën në errësirë të hënën – për herë të tretë brenda 30 orësh – pasi termocentralet u nxorën papritur jashtë funksionit, pa ndonjë shpjegim zyrtar, transmeton Anadolu.
Herët të dielën, qytetet në Libinë perëndimore u përballën me ndërprerje të gjera të energjisë elektrike pasi termocentrali Al-Harsha në qytetin Zawiya u godit nga një shpërthim.
Zonat në lindje të Malit Perëndimor kanë mbetur pa energji elektrike për 24 orë, ndërsa energjia u rikthye për pak kohë në Tripoli herët të hënën, përpara se qyteti të mbetej sërish në errësirë, sipas një korrespondenti të Anadolut.
Deri në orët e paradites, Kompania e Përgjithshme e Energjisë Elektrike të Libisë (GECOL) nuk kishte bërë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me shkakun e ndërprerjeve të energjisë.
Në platformën sociale Facebook, GECOL publikoi një video të drejtpërdrejtë nga brenda dhomës kryesore të kontrollit të kompanisë.
Videoja tregonte ekipet teknike duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike në zonat e prekura, por kompania nuk dha ndonjë arsye për ndërprerjet e përsëritura.
Javën e kaluar, dëshmitarët i thanë Anadolut se një dron kishte shënjestruar termocentralin Al-Harsha në Zawiya, duke shkaktuar zjarr dhe më pas ndërprerje të energjisë.
Incidenti pasoi një seri sulmesh të mëparshme ndaj objekteve jetike në qytet që nga 8 gushti.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime me shpresën për identifikimin e autorëve.
/aa.com.tr



