KEDS ka nisur një projekt investimi në Ferizaj Qendër për përmirësimin e tensionit, rritjen e kapacitetit të rrjetit dhe përmirësimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.
Sipas njoftimit të KEDS-it, projekti përfshin shtrirjen e kabllove të tensionit të mesëm dhe të ulët, si dhe ndërtimin e një trafostacioni të ri me kapacitet prej 630 kVA.
Nga investimi pritet të përfitojnë qindra konsumatorë në zonën e projektit, përmes përmirësimit të parametrave të furnizimit dhe rritjes së kapacitetit të rrjetit.
Vlera e projektit është 52,167.45 euro.
Investimi në Ferizaj Qendër është pjesë e ndërhyrjeve të KEDS-it për modernizimin dhe forcimin e rrjetit të shpërndarjes. Në Ferizaj janë duke u zhvilluar edhe projekte më të mëdha për rritjen e kapacitetit të rrjetit, përfshirë konvertimin e daljeve nga 10 kV në 20 kV.



