Operatori shtetëror i sistemit të transmetimit të energjisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Elektroprenos BiH, ka hapur tender me vlerë 13.16 milionë marka boshnjake, rreth 6.7 milionë euro, pa TVSH, për rikonstruksionin dhe modernizimin e nënstacionit Sarajevo 5.
Kontrata përfshin hartimin e projektit, punët ndërtimore dhe elektrike, furnizimin me pajisje, testimin dhe vënien e plotë në funksion të nënstacionit.
Kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë ofertat deri më 27 tetor 2026, përcjell Energy Monitor.
Investimi është pjesë e projekteve për modernizimin e infrastrukturës së transmetimit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe synon përmirësimin e funksionimit të rrjetit elektrik.



