Home / Lajme / Rajoni / Fortis Energy avancon dy projekte diellore në Serbi në fazë ndërtimi

Fortis Energy avancon dy projekte diellore në Serbi në fazë ndërtimi

Kompania turke Fortis Energy ka avancuar në fazën “ready-to-build” dy projekte të energjisë diellore në Serbi, me kapacitet të kombinuar prej 300 MWp, ndërsa njëri prej tyre do të shoqërohet edhe me 72 MWh kapacitet magazinimi të energjisë.

Projektet përfshijnë centralin fotovoltaik Nocaj, me kapacitet 270 MWp dhe sistem baterish prej 72 MWh, si dhe projektin Green, me kapacitet 30 MWp.

Të dy projektet kanë përfunduar procedurat e lejeve dhe kanë siguruar marrëveshjet për lidhje me rrjetin. Centralin Green kompania planifikon ta vërë në operim komercial në tremujorin e katërt të vitit 2027, ndërsa Nocaj pritet të hyjë në operim në tremujorin e dytë të vitit 2028.

Së bashku, dy projektet pritet të prodhojnë më shumë se 368 GWh energji elektrike në vit.

Statusi “ready-to-build” nënkupton se projektet kanë përfunduar fazat kryesore të lejeve, të drejtave mbi tokën dhe lidhjes me rrjetin, duke i hapur rrugë prokurimit të pajisjeve dhe fillimit të ndërtimit.

Fortis Energy ka një portofol në rritje të projekteve të energjisë së ripërtëritshme në Evropën Juglindore.

Kompania kishte njoftuar më herët se projekti i saj në Sremska Mitrovicë po zhvillohej me 270 MWp energji diellore dhe 72 MWh bateri, në përputhje me kërkesat e reja të Serbisë për integrimin e magazinimit në projektet e reja diellore.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com