Home / Highlights / Njësia A4 e Kosovës A rikthehet në operim pas sanimeve teknike

Njësia A4 e Kosovës A rikthehet në operim pas sanimeve teknike

Njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim pas përfundimit të sanimeve teknike, njoftoi Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Sipas KEK-ut, startimi i njësisë ka filluar sot, më 17 shtator, rreth orës 04:00, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:30. Aktualisht, njësia është në operim dhe, sipas korporatës, gjendja e saj është stabile.

Rikthimi i A4 vjen rreth një javë pasi njësia ishte rikthyer në prodhim, por ishte ndërprerë sërish për shkak të nevojës për sanime teknike.

KEK tha se sanimet janë përfunduar me sukses, duke mundësuar rikthimin e njësisë në sistemin elektroenergjetik.

Njësia A4 është një nga njësitë e Termocentralit “Kosova A”, ndërsa funksionimi i saj kontribuon në kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com