Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 525 mijë e 100 eurosh për furnizim me shirita transportues gomë-pëlhurë.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, të publikuar më 28 tetor 2026, kontrata i është dhënë operatorit ekonomik Bahri Asllani.
Vlera e parashikuar për këtë aktivitet të prokurimit ishte 670 mijë euro, ndërsa kontrata është nënshkruar për 144 mijë e 900 euro më pak se fondi i parashikuar, përcjell Energy Monitor.



Në tender kanë marrë pjesë katër operatorë ekonomikë, por vetëm dy janë vlerësuar si të përgjegjshëm. Oferta më e ulët e përgjegjshme ishte 525 mijë e 100 euro, ndërsa më e larta 550 mijë e 175 euro.
Kontrata është nënshkruar më 28 tetor, ndërsa kriter për dhënien e saj ishte çmimi më i ulët.



