Home / Lajme / Tjera / Gjysma e popullsisë në moshë pune në Kosovë është ekonomikisht joaktive

Gjysma e popullsisë në moshë pune në Kosovë është ekonomikisht joaktive

Rreth 50 për qind e popullsisë në moshë pune në Kosovë është ekonomikisht joaktive, sipas të dhënave të Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin 2025.

Në total, në vitin 2025, popullsia ekonomikisht joaktive në moshën 15–64 vjeç ishte rreth 537.2 mijë persona. Prej tyre, rreth 172.6 mijë ishin burra, ndërsa 364.6 mijë ishin gra.

Anketa e Fuqisë Punëtore 2025 – Burimi: ASK

Dallimi gjinor është i theksuar edhe në përqindje: pothuajse dy në tri gra në moshë pune janë jashtë tregut të punës, ndërsa tek burrat kjo është rreth një në tri.

Në shifra, kjo nënkupton se 67.8 për qind e grave të moshës 15–64 vjeç janë ekonomikisht joaktive, ndërsa te burrat kjo përqindje është 32.1 për qind.

Këto të dhëna tregojnë se, krahas papunësisë, një pjesë e madhe e popullsisë në moshë pune në Kosovë nuk është pjesë e fuqisë punëtore, pra nuk është as e punësuar dhe as duke kërkuar punë.

Burimi: ASK

Dallimi mes grave dhe burrave prej 35.7 pikë përqindjeje e bën joaktivitetin ekonomik veçanërisht të theksuar në mesin e grave. /Buletini Ekonomik

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com