Home / Lajme / Rajoni / Interkonektori Maqedoni e Veriut-Greqi përfundon në vitin 2027

Interkonektori Maqedoni e Veriut-Greqi përfundon në vitin 2027

Lidhjet e gazit me Greqinë dhe Serbinë, interkoneksioni elektrik me Shqipërinë dhe modernizimi i rrjetit të transmetimit janë ndër prioritetet kryesore energjetike të Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë, ministrja Sanja Bozhinovska flet për projektet rajonale, investimet në burimet e ripërtëritshme dhe reformat në sektor.

Interkonektori i gazit me Greqinë, me kapacitet fillestar prej 1,5 miliardë metrash kub në vit, synohet të përfundojë më 2027. Për lidhjen me Serbinë është nënshkruar marrëveshje prej 29,4 milionë eurosh. Të dy projektet synojnë të diversifikojnë furnizimin dhe të mundësojnë rrjedhje të gazit në dy drejtime.

Në sektorin e energjisë elektrike, ministrja veçon interkoneksionin 400 kV me Shqipërinë, investimet në rrjetin e MEPSO-s dhe instalimin e planifikuar të një reaktori shunt në Dubrovo, për stabilizimin e tensionit. Ndërkohë, mbi 800 iniciativa për kapacitete të reja energjetike janë paraqitur për planin e vitit 2027, ndërsa qeveria synon të nxisë investimet në energjinë diellore, të erës dhe bateritë.

Bozhinovska thekson gjithashtu rëndësinë e mbështetjes për familjet e cenueshme, përmes vauçerëve për kondicionerë inverter, si dhe të reformave ligjore për energjinë dhe burimet minerale.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com