Home / Lajme / Kosova / ZRrE kërkon dy njoftime para shkyçjes së konsumatorëve nga rrjeti elektrik

ZRrE kërkon dy njoftime para shkyçjes së konsumatorëve nga rrjeti elektrik

Konsumatorët në Kosovë duhet të marrin dy njoftime para se t’u ndërpritet furnizimi me energji elektrike për shkak të faturave të papaguara. Këtë e përcakton Rregullorja e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për shkyçjen dhe rikyçjen e konsumatorëve.

Fillimisht, konsumatori duhet të paralajmërohet për borxhin e papaguar dhe t’i jepet një afat prej së paku 15 ditësh kalendarike pas përfundimit të afatit të pagesës.

Nëse borxhi nuk shlyhet, ndërmarrja e energjisë duhet të dërgojë një njoftim të dytë, ku përcaktohet data e ndërprerjes së furnizimit. Ky njoftim duhet të dërgohet së paku tri ditë para shkyçjes.

Procedurat marrin rëndësi të veçantë duke pasur parasysh numrin e lartë të ndërprerjeve në Kosovë. Sipas të dhënave të ZRrE-së, KEDS ka realizuar 278,810 shkyçje gjatë vitit 2025 dhe deri më 25 shtator 2026.

Rregullorja përcakton gjithashtu se shkyçja duhet të jetë masa e fundit, pasi të jenë shteruar mundësitë e tjera për shmangien e ndërprerjes së furnizimit. Ajo parasheh edhe të drejtën e konsumatorëve për të kundërshtuar shkyçjen dhe masa të veçanta për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë.

Për më shumë rreth afateve, përmbajtjes së njoftimeve dhe të drejtave të konsumatorëve, lexoni artikullin e plotë të Buletinit Ekonomik.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com