Home / Lajme / Rajoni / Panairi Ndërkombëtar i Tiranës mbledh mbi 300 kompani nga më shumë se 12 vende

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës mbledh mbi 300 kompani nga më shumë se 12 vende

Pallati i Kongreseve në Tiranë do të mirëpresë nga 3 deri më 6 nëntor edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, ku pritet të marrin pjesë mbi 300 kompani nga më shumë se 12 vende.

Panairi, i organizuar nga Klik Ekspo Group, do të përfshijë sektorë të ndryshëm, nga energjia dhe ndërtimi te teknologjia, bujqësia, industria ushqimore dhe turizmi. Rreth 70 kompani do të prezantojnë produkte dhe shërbime në kuadër të sektorëve të energjisë, ndërtimit, infrastrukturës dhe teknologjisë industriale, përcjell Energy Monitor.

Sipas organizatorëve, 65 për qind e ekspozuesve janë kompani të huaja, ndërsa sipërfaqja ekspozuese do të jetë rreth 8.000 metra katrorë. Në program janë paraparë edhe rreth 5.000 takime biznesi, me synimin për të krijuar partneritete dhe mundësi të reja investimi.

Në mesin e pjesëmarrësve do të ketë kompani nga Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, krahas përfaqësuesve të bizneseve dhe institucioneve nga Evropa dhe më gjerë.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com