Home / Lajme / Tjera / Forumi Ekonomik Kosovë–Poloni rikthehet në Prishtinë, në fokus bashkëpunimi dhe investimet

Forumi Ekonomik Kosovë–Poloni rikthehet në Prishtinë, në fokus bashkëpunimi dhe investimet

Edicioni i tretë i Forumit Ekonomik Kosovë–Poloni po mbahet në Prishtinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve dhe institucioneve nga të dyja vendet. Forumi synon të krijojë mundësi të reja për partneritete, investime dhe zgjerim të shkëmbimeve tregtare.

Në aktivitet mori pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ndërsa kryeministri Albin Kurti iu drejtua përfaqësuesve të bizneseve kosovare dhe polake, duke i inkurajuar që të shfrytëzojnë potencialin ekonomik të të dyja vendeve për të zhvilluar bashkëpunimin.

Forumi është organizuar për herë të parë në Prishtinë në vitin 2022, ndërsa edicioni i dytë u mbajt në Varshavë në vitin 2024. Këtë vit, aktiviteti është rikthyer në kryeqytetin e Kosovës, përcjell Energy Monitor.

Programi përfshin takime të drejtpërdrejta B2B dhe B2G ndërmjet bizneseve dhe institucioneve të të dyja vendeve. Sipas MINTI-t, diskutimet dhe takimet do të përqendrohen në digjitalizim, mbrojtje dhe prodhim të avancuar.

Organizimi bëhet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Poloni.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com