Home / Lajme / Kosova / Shllaku: Gazifikimi mund të kushtojë rreth 8 miliardë euro dhe të zgjasë mbi 10 vjet

Shllaku: Gazifikimi mund të kushtojë rreth 8 miliardë euro dhe të zgjasë mbi 10 vjet

Procesi i gazifikimit të linjitit në Kosovë mund të jetë shumë më i madh dhe më kompleks sesa që zakonisht paraqitet në debatet publike, thotë eksperti i energjisë Luan Shllaku. Ai sqaron se procesi kërkon 4–5 fabrika shtesë dhe teknologji krejtësisht të re.

Procesi i gazifikimit në Kosovë mund të jetë shumë i kushtueshëm dhe afatgjatë, sipas ekspertit të energjisë Luan Shllaku.

“Ky mund të kushtojë 8 miliardë sot dhe mund të zgjasë mbi 10 vjet ndërtimi,” tha Shllaku.

Ai thekson se gazifikimi nuk është një proces i thjeshtë, por një sistem i ndërlikuar industrial që kërkon disa njësi të lidhura mes vete.

“Na duhet edhe një fabrikë tjetër që përgatit avullin… një tjetër që than qymyrin… dhe një tjetër që zbërthen ajrin dhe nxjerr oksigjenin,” tha ai, njofton Energy Monitor.

Sipas tij, në total procesi kërkon edhe 4 deri në 5 fabrika shtesë përpara se të arrihet produkti final.

Shllaku shton se linjiti duhet përpunuar para përdorimit, pasi ka përmbajtje të lartë lagështie.

“Linjiti jonë ka 40–45% lagështi dhe kjo duhet larguar para se të futet në gazifikatorë,” u shpreh ai.

Ai thekson gjithashtu se procesi kërkon kontroll shumë të saktë teknik dhe nuk është i lehtë për t’u operuar në shkallë të madhe industriale.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com