Home / Lajme / Ndërkombëtare / Errësirë në të gjithë Kubën, rrjeti elektrik në kolaps

Errësirë në të gjithë Kubën, rrjeti elektrik në kolaps

Kuba u përfshi këtë të hënë nga një ndërprerje totale e energjisë elektrike, pasi rrjeti kombëtar pësoi kolaps, në një kohë kur vendi po përballet me një krizë të thelluar energjetike.

Kuba u përfshi këtë të hënë nga një ndërprerje totale e energjisë elektrike, pasi rrjeti kombëtar pësoi kolaps, në një kohë kur vendi po përballet me një krizë të thelluar energjetike.

Ministria kubane e Energjisë njoftoi se rrjeti elektrik kombëtar doli plotësisht jashtë funksionit, ndërsa operatori i sistemit bëri të ditur se po heton shkaqet e incidentit.

Vitet e fundit, Kuba është përballur disa herë me ndërprerje të energjisë në shkallë kombëtare, për shkak të infrastrukturës së vjetruar, e cila nuk arrin të përballojë kërkesën për energji.

Sipas materialit, kriza energjetike është përkeqësuar gjatë këtij viti pasi Shtetet e Bashkuara detyruan furnizuesit kryesorë të Kubës të ndërprisnin dërgesat e naftës. Vetëm në muajin mars, vendi regjistroi të paktën dy ndërprerje totale të energjisë brenda një jave.

Kriza ka ndikuar edhe në shërbimet bazë, përfshirë arsimin, transportin dhe sistemin shëndetësor. Ndërkohë, sanksionet e reja amerikane kanë rënduar më tej ekonominë kubane dhe kanë penguar ardhjen e turistëve në ishull.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se presioni ekonomik synon ta detyrojë qeverinë kubane të hapë sistemin politik dhe të lejojë më shumë investime të huaja. Nga ana tjetër, ministri kuban i Tregtisë së Jashtme dhe Investimeve, Oscar Pérez-Oliva Fraga, i cilësoi masat amerikane si “ndëshkim kolektiv”, duke deklaruar se “ajo që po ndodh sot ndaj popullit tonë është një gjenocid”.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com