Home / Lajme / Energjia konvencionale / KEK-u anulon tenderin për ndërtimin e rezervuarit të mazutit

KEK-u anulon tenderin për ndërtimin e rezervuarit të mazutit

Korporata Energjetike e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për projektin e ndërtimit të rezervuarit të mazutit.

Rezervuari ishte paraparë të kishte kapacitet prej 2,000 tonësh në termocentralin “Kosova B”, raporton IndeksOnline.

Procedura ishte zhvilluar si procedurë e hapur, me kriter të dhënies së kontratës çmimin më të ulët, ndërsa njoftimi për kontratë ishte publikuar më 23 prill.

Në arsyetimin për anulimin, KEK ka bërë të ditur se një dispozitë e Ligjit për Prokurimin Publik kërkon anulimin e aktivitetit, ndërsa në informacionet shtesë është sqaruar se vendimi është marrë për shkak të mungesës së ofertave të përgjegjshme.

KEK-u kishte parashikuar që vlera e investimit të arrijë deri në 610 mijë euro.

Ende nuk dihet nëse ky projekt do të rikthehet në prokurim.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com