Home / Highlights / KEK-u rikthen në operim njësinë A3 të TC Kosova A

KEK-u rikthen në operim njësinë A3 të TC Kosova A

Njësia A3 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim në orët e para të mëngjesit, pas përfundimit të ndërhyrjeve teknike dhe sanimit të problemeve të evidentuara, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Sipas KEK-ut, njësia është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik dhe aktualisht po operon në gjendje stabile.

Korporata ka bërë të ditur se rikthimi i njësisë është rezultat i punës së ekipeve teknike, të cilat u angazhuan për eliminimin e problemeve dhe rikthimin e saj në funksion, përcjell Energy Monitor.

KEK-u ka falënderuar stafin profesional dhe teknik, si dhe punonjësit e TC Kosova A, për angazhimin dhe përkushtimin në përballimin e sfidave teknike dhe sigurimin e vazhdimësisë së prodhimit të energjisë elektrike.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com