Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si shqetësuese dhe kërcënuese deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.
Haxhiu tha se çështja duhet të trajtohet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar rëndësinë e sistemit Ibër-Lepenc dhe liqenit të Ujmanit për furnizimin me ujë, energjinë, bujqësinë dhe jetën e qindra mijëra qytetarëve të Kosovës.
“Sipas saj, një ndërhyrje e njëanshme në rrjedhat ujore ndërkufitare do të kishte pasoja për sigurinë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore të Kosovës.
Ajo u bëri thirrje diplomatëve të Kosovës që t’i informojnë vendet ku shërbejnë për deklaratat e Vuçiqit dhe pasojat e mundshme të një ndërhyrjeje të tillë.
Haxhiu tha se përdorimi i burimeve ujore si instrument presioni ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe kërkoi vëmendje dhe reagim ndërkombëtar ndaj këtyre deklaratave.



