KEDS po realizon një investim në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Vushtrri, në kuadër të projektit “Qytet e Fshatra”.
Sipas KEDS-it, projekti përfshin shtrirjen e kabllove të reja 10 kV, krijimin e dy daljeve të reja për shpërndarjen e ngarkesës dhe eliminimin e rrjetit ajror përgjatë një rruge në qytet.
Investimi synon të rrisë sigurinë dhe kapacitetin e rrjetit dhe të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike.
Sipas kompanisë, rreth 2,000 konsumatorë do të përfitojnë drejtpërdrejt nga projekti.
KEDS thotë se investimet në kuadër të projektit “Qytet e Fshatra” janë pjesë e planit për modernizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.



