Home / Lajme / Rrjeti elektrik / KEDS investon mbi 50 mijë euro në modernizimin e rrjetit elektrik në Gjakovë

KEDS investon mbi 50 mijë euro në modernizimin e rrjetit elektrik në Gjakovë

KEDS po realizon një projekt për rikonstruktimin dhe modernizimin e rrjetit elektrik në zonën e Dobrosh Kallavajit në Gjakovë, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

Vlera e projektit, të cilin KEDS e ka emërtuar TS Dobrosh Kallavaj, është 50,028.61 euro.

Projekti përfshin ndërhyrje në rrjetin e tensionit të mesëm dhe tensionit të ulët, si dhe ndërtimin e një trafostacioni të ri.

1.3 kilometra rrjet i tensionit të mesëm

Në kuadër të projektit do të rikonstruktohen rreth 1.3 kilometra rrjet i tensionit të mesëm, përmes vendosjes së kabllos ajrore dhe shtyllave të betonit.

Gjithashtu, do të rikonstruktohen rreth 900 metra rrjet i tensionit të ulët, përcjell Energy Monitor.

Një pjesë tjetër e investimit është ndërtimi i një trafostacioni të ri, të tipit trafoshtyllë metalike, me kapacitet prej 160 kVA.

Punimet në fazën e shtrirjes së kabllos

Sipas KEDS-it, punimet aktualisht kanë hyrë në fazën e shtrirjes së kabllos së tensionit të ulët.

Pas përfundimit dhe energjizimit të projektit, konsumatorët e zonës pritet të përfitojnë nga nivele më të mira të tensionit, furnizim më i sigurt dhe më i besueshëm, si dhe më pak ndërprerje të energjisë elektrike.

Investimi është pjesë e ndërhyrjeve në rrjetin e shpërndarjes që synojnë rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e sigurisë së furnizimit për konsumatorët në zona të ndryshme të Kosovës.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com