Home / Lajme / Rrjeti elektrik / KEDS investon mbi 52 mijë euro në rrjetin elektrik në Ferizaj

KEDS investon mbi 52 mijë euro në rrjetin elektrik në Ferizaj

KEDS ka nisur një projekt investimi në Ferizaj Qendër për përmirësimin e tensionit, rritjen e kapacitetit të rrjetit dhe përmirësimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

Sipas njoftimit të KEDS-it, projekti përfshin shtrirjen e kabllove të tensionit të mesëm dhe të ulët, si dhe ndërtimin e një trafostacioni të ri me kapacitet prej 630 kVA.

Nga investimi pritet të përfitojnë qindra konsumatorë në zonën e projektit, përmes përmirësimit të parametrave të furnizimit dhe rritjes së kapacitetit të rrjetit.

Vlera e projektit është 52,167.45 euro.

Investimi në Ferizaj Qendër është pjesë e ndërhyrjeve të KEDS-it për modernizimin dhe forcimin e rrjetit të shpërndarjes. Në Ferizaj janë duke u zhvilluar edhe projekte më të mëdha për rritjen e kapacitetit të rrjetit, përfshirë konvertimin e daljeve nga 10 kV në 20 kV.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com