Home / Lajme / Tjera / Ndërpritet furnizimi me ujë në Suharekë dhe disa fshatra përreth për mungesë të rrymës

Ndërpritet furnizimi me ujë në Suharekë dhe disa fshatra përreth për mungesë të rrymës

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në stacionin “Pusi i Atit”, është ndërprerë edhe furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona të Suharekës.

Pa ujë kanë mbetur konsumatorët në qytetin e Suharekës dhe në fshatrat Gelancë, Gjinoc, Leshan, Tërrnje, Nepërbisht dhe Shirokë.

Sipas njoftimit të kompanisë, furnizimi me energji elektrike pritet të rikthehet rreth orës 15:00.

Pas rikthimit të energjisë elektrike dhe vënies në funksion të pompave, pritet të fillojë edhe rikthimi gradual i furnizimit me ujë të pijshëm.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin. /Telegrafi

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com