Nafta në Kosovë është e dyta më e shtrenjtë në Evropë në raport me të ardhurat e qytetarëve. Një litër naftë konsumon 3.1% të të ardhurave ditore, ndërsa mesatarja evropiane është vetëm 1.36%. Para Kosovës është vetëm Shqipëria me 3.56%. Në Serbi kjo përqindje është 2.09%, në Maqedoninë e Veriut 1.89%, ndërsa në Mal të Zi 1.88%.
Kosova renditet e dyta në Evropë për peshën që ka blerja e një litri nafte në të ardhurat ditore të qytetarëve. Sipas krahasimit të paraqitur në grafik, një litër naftë në Kosovë përfaqëson 3.1 për qind të të ardhurave ditore për frymë, duke u renditur vetëm pas Shqipërisë, ku kjo përqindje arrin në 3.56%, raporton Kujdestari.info.
Edhe pse çmimi i naftës në Kosovë është më i ulët se në Shqipëri, fuqia blerëse më e ulët e qytetarëve kosovarë e bën karburantin më të rëndë për buxhetin familjar.
Sipas të dhënave të krahasimit, të ardhurat ditore për frymë në Kosovë janë rreth 60 dollarë ndërkombëtarë, të matura sipas fuqisë blerëse. Kështu, një litër naftë, me çmim rreth 1.85 euro, konsumon 3.1 për qind të të ardhurave ditore.
Kosova para të gjitha vendeve të rajonit
Pas Kosovës, në këtë renditje vijnë Ukraina, Moldavia dhe Bosna dhe Hercegovina.

Kjo do të thotë se, sipas këtij treguesi, një qytetar në Kosovë shpenzon më shumë se dyfishin e të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë, krahasuar me qytetarin mesatar të vendeve evropiane të përfshira në analizë.
Shqipëria kryeson, Kosova e dyta
Në krye të listës është Shqipëria me 3.56%, ndërsa Kosova me 3.1%. Më pas renditen Ukraina me 3.02%, Moldavia me 2.88% dhe Bosnje e Hercegovina me 2.66%.
Në anën tjetër, nafta është dukshëm më e përballueshme në raport me të ardhurat në vendet e tjera të rajonit. Në Serbi kërkon 2.09% të të ardhurave ditore, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi përkatësisht 1.89% dhe 1.88%.
Pra, ndonëse Kosova nuk e ka naftën më të shtrenjtë në çmim nominal, ajo është ndër vendet ku karburanti rëndon më së shumti mbi të ardhurat e qytetarëve.



