Home / Lajme / Ndërkombëtare / Kriza në Lindjen e Mesme i kushtoi BE-së mbi 100 miliardë euro më shumë për energjinë

Kriza në Lindjen e Mesme i kushtoi BE-së mbi 100 miliardë euro më shumë për energjinë

Bashkimi Evropian ka paguar këtë vit më shumë se 100 miliardë euro shtesë për energjinë, pa marrë sasi shtesë nafte apo gazi, si pasojë e rritjes së çmimeve pas shpërthimit të luftës në Iran.

Shifrën e ka bërë të ditur komisioneri evropian për Energjinë, Dan Jørgensen, gjatë takimit të ministrave të Energjisë të BE-së në Dublin.

“Kjo tregon se sa e keqe është për ne varësia nga burimet e energjisë nga vende të tjera të botës”, tha Jørgensen.

Rritja e çmimeve ka prekur veçanërisht tregjet e naftës dhe dizelit, ndërsa Evropa hyn në sezonin e dimrit me një varësi të lartë nga importet.

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, tha se Evropa është ndër rajonet më të ekspozuara ndaj tregut të dizelit, për shkak të varësisë së saj nga importet.

Jørgensen tha se kriza e fundit tregon nevojën për të ulur varësinë nga karburantet fosile të importuara dhe për të përshpejtuar elektrifikimin dhe prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com