Home / Lajme / Tjera / Zjarrfikësit e KEK-ut shuajnë zjarrin në zonën pranë Vodiçës

Zjarrfikësit e KEK-ut shuajnë zjarrin në zonën pranë Vodiçës

Zjarrfikësit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë intervenuar dje në një zjarr të shkaktuar në zonën ndërmjet shiritave transportues dhe fshatit Vodiçë.

Sipas KEK-ut, zjarrfikësit janë njoftuar për zjarrin rreth orës 14:45 dhe, me dy automjete zjarrfikëse, kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë atë rreth orës 16:50.

Intervenimi i shpejtë ka parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave përreth dhe ka mbrojtur komunitetin në afërsi.

Nga zjarri nuk raportohet të ketë pasur dëme materiale.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com