Home / Lajme / Energjia e ripërtëritshme / Në Prizren vazhdon trajnimi për komunitetet e energjisë së ripërtëritshme

Në Prizren vazhdon trajnimi për komunitetet e energjisë së ripërtëritshme

Në Prizren është zhvilluar trajnimi dyditor për komunitetet e energjisë së ripërtëritshme (REC), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunave, bizneseve mikro dhe të vogla dhe organizatave të shoqërisë civile.

Trajnimi u mbajt më 6 dhe 7 tetor dhe mblodhi pjesëmarrës nga Prizreni, Suhareka, Dragashi dhe Mamusha. Aktiviteti u organizua nga Community Development Fund (CDF), me mbështetjen e Heinrich-Böll-Stiftung.

Pjesëmarrësit morën njohuri praktike mbi kuadrin ligjor dhe teknik për funksionimin e komuniteteve të energjisë së ripërtëritshme, përfshirë mënyrën e organizimit dhe anëtarësimit, regjistrimin dhe lidhjen me rrjetin elektrik, matësit inteligjentë, ndarjen e energjisë dhe faturimin, përcjell Energy monitor.

Komunitetet e energjisë së ripërtëritshme u mundësojnë qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve lokale të marrin pjesë më drejtpërdrejt në prodhimin, përdorimin dhe ndarjen e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Trajnimet do të vazhdojnë gjatë muajit tetor edhe në Gjakovë dhe Pejë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunave nga pjesë të ndryshme të Kosovës.

Aktivitetet synojnë të rrisin njohuritë praktike të aktorëve lokalë për zbatimin e modelit të komuniteteve të energjisë së ripërtëritshme dhe për mundësitë që ai ofron për prodhimin dhe përdorimin e përbashkët të energjisë.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com