Home / Lajme / Rajoni / Maqedonia e Veriut mbuloi 97.2% të konsumit të energjisë elektrike me prodhimin vendor në gusht

Maqedonia e Veriut mbuloi 97.2% të konsumit të energjisë elektrike me prodhimin vendor në gusht

Maqedonia e Veriut nuk arriti të prodhojë aq energji elektrike sa konsumoi gjatë gushtit 2026. Prodhimi vendor mbuloi 97.2 për qind të konsumit të përgjithshëm, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.

Konsumi i energjisë elektrike gjatë muajit arriti në 520,849 megavat-orë (MWh). Të dhënat tregojnë se vendi nuk e mbuloi plotësisht kërkesën për energji elektrike nga prodhimi vendor.

Gjatë së njëjtës periudhë, konsumi i gazit natyror arriti në 17.563 milionë metra kub, ai i qymyrit në 175,578 tonë, ndërsa konsumi i produkteve të naftës ishte 119,046 tonë, përcjell Energy Monitor.

Krahasuar me gushtin e vitit 2025, konsumi i gazit natyror u ul për 13 për qind, ndërsa përdorimi i produkteve të naftës u rrit për 7.1 për qind.

Sipas raportimit të Portalb-it, rritje e prodhimit të energjisë elektrike krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar u regjistrua te hidrocentralet, me 146.5 për qind, dhe te panelet solare, me 2.4 për qind.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com