Home / Lajme / Rrjeti elektrik / Banorët e Brusnikut ankohen për probleme me tensionin elektrik, kërkojnë intervenim urgjent nga KEDS-i

Banorët e Brusnikut ankohen për probleme me tensionin elektrik, kërkojnë intervenim urgjent nga KEDS-i

Banorët e fshatit Brusnik në Komunën e Vushtrrisë po përballen me probleme të vazhdueshme në furnizimin me energji elektrike, me luhatje të tensionit dhe ndërprerje të herëpashershme që, sipas tyre, po zgjasin prej gati 24 orësh.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Vushtrria Info, problemi lidhet me luhatjet e tensionit dhe prekjen e përçuesve elektrikë mes vete, duke shkaktuar lidhje të shkurtra dhe ndërprerje të furnizimit.

Banorët pretendojnë se KEDS-i dhe Policia janë njoftuar për situatën, por deri në momentin e publikimit të njoftimit nuk ishte ndërmarrë ndonjë intervenim për eliminimin e problemit, përcjell Energy Monitor.

Ata raportojnë gjithashtu për dëmtime të pajisjeve shtëpiake si pasojë e luhatjeve të tensionit elektrik, duke shprehur shqetësim edhe për rrezikun që paraqet gjendja e përçuesve.

Për problemet në Brusnik ishte raportuar edhe ditë më parë, me theks te shtyllat e dëmtuara dhe gjendja e rrjetit elektrik.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga KEDS-i dhe institucionet përgjegjëse për sanimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com