Kompania për distribuimin e energjisë elektrike, KEDS, ka dhuruar 12 kompjuterë për Shkollën e Mesme të Ulët “Destan Bajraktari” në Suharekë, me qëllim të mbështetjes së digjitalizimit të arsimit.
Sipas kompanisë, donacioni synon të krijojë kushte më të mira për mësimdhënie dhe nxënie, duke u mundësuar nxënësve dhe mësimdhënësve qasje më të lehtë në teknologji dhe burime digjitale.
KEDS ka thënë se përmes iniciativave të tilla synon të kontribuojë në zhvillimin e brezave të rinj dhe avancimin e edukimit përmes teknologjisë.




