Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, deklaroi se Evropa nuk duhet të furnizohet me gaz natyror dhe naftë nga Rusia.
“Nuk duhet të ketë fare energji ruse në Europë. Mesazhet nga Amerika janë të qarta, ata janë të gatshëm të furnizojnë aq gaz natyror dhe naftë sa nevojitet për të zëvendësuar furnizimet ruse,”, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa lufta vazhdon dhe infrastruktura energjetike mbetet pothuajse çdo ditë në shënjestër të palëve ndërluftuese.
Ai theksoi se Evropa ka potencialin që të zotërojë pavarësinë energjitike.
“Rajoni ynë ka infrastrukturën dhe potencialin e nevojshëm për të kontribuar shumë më tepër në pavarësinë energjetike të Europës,” theksoi ai në mesazhin e tij. Zelenski shtoi gjithashtu se i ka paraqitur SHBA-së disa propozime që lidhen me infrastrukturën e gazit natyror, prodhimin e energjisë bërthamore dhe projekte të tjera të ndryshme.
Ai përfundoi se po bashkëpunon me aleatët e Ukrainës për të ushtruar presonin e duhur ndaj Rusisë
“Pothuajse çdo ditë tani, jemi në kontakt me liderë për të siguruar një qëndrim të përbashkët në Europë për të ushtruar presion ndaj Rusisë, presionin e duhur. Nuk do t’i falim asgjë agresorit dhe nuk do të harrojmë asgjë,” përfundoi presidenti ukrainas.



