Home / Lajme / Kosova / FKEE dhe LuxDev drejt finalizimit të skemave të reja financiare për sektorin privat

FKEE dhe LuxDev drejt finalizimit të skemave të reja financiare për sektorin privat

Skemat e reja financiare për sektorin privat janë drejt konkretizimit. Me mbështetjen e Agjencisë së Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev) dhe të financuara nga Qeveria e Luksemburgut, Fondi për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë (FKEE) po punon me përkushtim për ta bërë realitet këtë iniciativë.

Gjatë një punëtorie dyditore, ekspertë nga FKEE dhe LuxDev janë angazhuar në finalizimin e manualeve dhe dokumentacionit përkatës, që do të shërbejnë për zbatimin e skemave të reja si në sektorin rezidencial, ashtu edhe në atë të bizneseve.

Përvoja e deritanishme e FKEE-së në implementimin e suksesshëm të projekteve përmes subvencioneve dhe skemave kthyeshme të investimit do të zgjerohet më tej. Skemat e reja do të jenë më gjithëpërfshirëse dhe më afër qytetarëve, duke kontribuar në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në të gjithë vendin.