Grupi Punues për Ligjin e ri për Menaxhimin e Mbeturinave po vazhdon punën intensive për paketën e reformave që pritet të sjellë ky ligj, duke vlerësuar konsultimin dhe përfshirjen e të gjithë akterëve relevantë të sektorit.
Së fundi, u zhvillua një diskutim i gjerë me përfaqësues të komunave, sektorit privat dhe kompanive rajonale e qendrore të menaxhimit të mbeturinave.
Reformat e planifikuara, përfshirë edhe modelin e Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesve, u pritën pozitivisht nga palët e përfshira, duke konfirmuar gatishmërinë për një transformim të sektorit që adreson sfidat aktuale dhe avancimin drejt përafrimit me acquis të Bashkimit Evropian.
Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i ri i Gjermanisë, Sh. T. Rainer Rudolph. Kontributi dhe partneriteti me Qeverinë Gjermane kanë qenë dhe mbeten një mbështetje thelbësore për reformat dhe investimet e deritanishme në këtë sektor në Kosovë.



