KESCO ka shënuar fillimin e Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit me një seri aktivitetesh të dedikuara për vetëdijesimin dhe mbështetjen e komunitetit. Në Qendrat e Kujdesit ndaj Konsumatorëve në Prishtinë u vendosën instalacione simbolike që shërbejnë si kujtesa vizuale gjatë gjithë tetorit.
Punonjësit në sportele në të gjithë vendin mbajnë stema rozë, ndërsa të ardhurat nga blerja e tyre përkrahin organizatën joqeveritare “Renesansa”, e fokusuar në parandalimin dhe ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.
Brenda kompanisë, KESCO po shpërndan këshilla për shëndetin dhe po inkurajon kontrolle parandaluese në bashkëpunim me partnerin e sigurimeve “Scardian”, për të lehtësuar qasjen e punonjësve dhe klientëve në ekzaminime mjekësore.
Gjithashtu, për të përhapur mesazhin, kompanitë e klientëve kanë pranuar fatura të veçanta, ndërsa komunikimi i brendshëm i kompanisë është përdorur për të nxitur vetëdijesimin dhe kontrollin e rregullt shëndetësor.
Përmes këtyre veprimeve, KESCO synon të forcojë ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe të mbështesë komunitetin gjatë këtij muaji sensibilizimi.



