Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me gjendjen e investimeve në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.
Mulaj ka theksuar se rreth 500 megavat (MW) investime në parqe fotovoltaike janë aktualisht në pritje, përfshirë edhe 100 MW që, sipas tij, janë fituar përmes ankandit, por që vazhdojnë të mbeten të bllokuara për shkak të procedurave të zgjatura administrative.
“Afër 500 MW investime në parqe fotovoltaike janë në pritje, përfshirë edhe 100 MW të fituara me ankand, të bllokuara nëpër procedura të pafundme”, ka shkruar Mulaj, duke e shoqëruar reagimin me kritikë ndaj qeverisë aktuale.
Ai ka vënë në pikëpyetje realizimin e premtimeve qeveritare në këtë fushë, duke iu drejtuar kryeministrit në detyrë me pyetjen: “Albin, ku i ke premtimet…”.



