Analisti Avni Arifi ka folur lidhur me paralajmërimin e rritjes të çmimit së energjisë elektrike, ku u tha se në muajin mars rryma mund të shtrenjtohet deri në 30 për qind.
I ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Arifi ka kritikuar Qeverinë për, siç tha ai, qasjen propagandistike ndaj subvencioneve dhe mungesën e investimeve strategjike në sektorin e energjisë.
“Këta e kanë njëfarë propagande se fitimin që po e marrim po e shpërndajmë te qytetarët. Kjo është propagandë pseudokomuniste, madje më keq se komuniste. Kur ndërton shkolla, ia kthen qytetarit, por kur ndërton një termocentral të ri që ia ul çmimin e energjisë Kosovës, atëherë ia kthen realisht qytetarit”, deklaroi Arifi.
Ai theksoi se nga Qeveria pritej ndërtimi i një termocentrali të ri që do të zvogëlonte çmimin e energjisë, por sipas tij, ky projekt është anuluar.
“Ne prej Qeverisë presim me e ndërtu një termocentral që na e zvogëlon çmimin e energjisë, por këta u sillshin si patriotë në Kuvendin e Kosovës, por 600 megavat ia kanë humbur Kosovës. Sot ne prodhojmë 800-900 megavat, ndërsa rreth 500 megavat duhet t’i blejmë nga Vukamoviq.
Këta janë duke rrejtur. Rryma nuk është si plazmakek, që nuk mund ta fshehësh kur e blen. Ndasht bleje në Itali apo Kroaci plazma duket, por rryma, kur e blen nga kompanitë e Hamoviqit në Mal të Zi apo në Shqipëri, nuk e di që është e Hamoviqit, sepse nuk ka identitet.
Rrymën këta e kanë prishur që në vitin 2017, sepse Hamoviqi ka hapur termocentral në Bosnje dhe kanë bërë gjithçka që Kosova të mos ndërtojë kapacitete, në mënyrë që t’ia shesin rrymën.
E tash, kur ne po bëjmë rrymë, ajo i kthehet qytetarit të Kosovës. Kur ia kthen kontributin qytetarit, kur e zvogëlon çmimin e energjisë, tash ka me u rrit çmimi i energjisë 30% në mars, përveç nëse ka zgjedhje, sepse atëherë mund ta shtyjnë disi me ZRrE-në, pasi bordi është i Vetëvendosjes”, tha Arifi. /Klankosova.tv



