Home / Lajme / Kosova / Rikthehet A4, KEK thotë se njësia është në proces të startimit

Rikthehet A4, KEK thotë se njësia është në proces të startimit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar sot (13.11.2026) se në orët e para të mëngjesit ka filluar procesi i startimit të Njësisë A4 të Termocentralit Kosova A.

Sipas njoftimit të KEK-ut, startimi është fazë e domosdoshme teknologjike për rikthimin në operim të njësive që punojnë me linjit.

“Gjatë ngrohjes graduale të kaldajës dhe stabilizimit të procesit të djegies, tymi nga oxhaku mund të jetë përkohësisht më i dukshëm. Për njësinë A4, kjo fazë pritet të zgjasë rreth 3–4 orë. KEK e kupton shqetësimin që mund të shkaktojë tymi i dukshëm dhe kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonës dhe të Komunës së Obiliqit gjatë kësaj faze” – thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Sipas KEK-ut, me përfundimin e procedurave të startimit, njësia A4 pritet të sinkronizohet së shpejti me rrjetin elektro-energjetik dhe të kalojë gradualisht në operim të qëndrueshëm.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com