Home / Lajme / Kosova / Qytetarët ndihen të kërcënuar: Mbahet protesta kundër shtrenjtimit të energjisë

Qytetarët ndihen të kërcënuar: Mbahet protesta kundër shtrenjtimit të energjisë

Në Prishtinë të premten e javës së kaluar u protestua kundër paralajmërimeve për shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike.

Protesta u organizuar nga aktivistët e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Fillimisht aktivistët dhe qytetarët kanë protestuar para ndërtesës së KEDS-it, ndërsa është arrestuar edhe një person i moshuar. Më pas, protestuesit janë ndalur edhe para Qeverisë së Kosovës.

Qytetarët protestues që kundërshtuan rritjen e çmimit të energjisë elektrike i kanë bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të dalë tek ta.

“Hajde poshtë, dil para popullit”, ishte thirrja e protestuesve.

“Një popull nuk i nënshtrohet KEDS-it”, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

“Nuk sakrifikojmë na për KEDS”, “Rryma nuk është luks”, “Një popull nuk i nënshtrohet KEDS-it”, janë mbishkrimet në pankarta që qytetarët mbajnë në duar gjatë protestës për të kundërshtuar mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë para objektit të KEDS-it.

Protestuesit në shenjë revolte kanë gjuajtur tymosës në drejtim të objektit të KEDS-it.

/Telegrafi