Home / Lajme / Ndërkombëtare / Krizë energjetike në Kubë, qeveria pezullon furnizimin me karburant të avionëve për një muaj

Krizë energjetike në Kubë, qeveria pezullon furnizimin me karburant të avionëve për një muaj

Autoritetet kubane kanë informuar linjat ajrore që fluturojnë për në dhe nga ishulli, se furnizimi i avionëve të tyre me vajguri do të pezullohet për të paktën një muaj nga mesnata e së hënës, për shkak të krizës energjetike të vendit.

Kështu njoftoi një drejtues i një linje ajrore evropiane për AFP të dielën.

“Autoriteti kubanez i aviacionit civil ka njoftuar të gjitha kompanitë se furnizimi me karburant për avionë do të bëhet tani nga e marta, 10 shkurt në mesnatë”, tha drejtuesi i linjës ajrore evropiane, i cili foli në kushte anonimiteti.

Kuba është përballur me një krizë akute energjetike pas përfundimit të furnizimeve të saj me naftë nga Venezuela, nën presionin e Uashingtonit, si dhe kërcënimin amerikan për të vendosur tarifa shtesë doganore për çdo vend që shet naftë në ishull nën një qeveri komuniste.