Home / Lajme / Tjera / KEK jep tendër në vlerë rreth 30 mijë euro, do t’i shpërblej me ora punëtorët që pensionohen

KEK jep tendër në vlerë rreth 30 mijë euro, do t’i shpërblej me ora punëtorët që pensionohen

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka hapur një tender në vlerë prej 29 mijë euro.

Me anë të këtij tenderi, KEK do t’iu blej ora punëtorëve që pensionohen nga puna.

KEK-u ka arritur pak ditë më parë të finalizojë një tender me kontratë për blerjen e orëve të dorës, të cilat do të mbajnë logon zyrtare të korporatës, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të procedurës së prokurimit, tenderi i është besuar operatorit ekonomik “IAS GROUP” SH.P.K.. Vlera përfundimtare e kontratës që do t’i kushtojë KEK-ut është 23,052.48 euro, që është më e ulët se shuma e paraparë fillimisht.

Sipas të dhënave të tenderit, një ofertë tjetër e përgjegjshme ka qenë në vlerë prej 25,984.92 euro, por ajo nuk është përzgjedhur si fituese.

/Lajmi.net