Home / Lajme / Kosova / FKEE: Projektet për efiçiencë energjetike po japin ndikim në gjithë Kosovën

FKEE: Projektet për efiçiencë energjetike po japin ndikim në gjithë Kosovën

Drejtoresha e Shërbimeve të Përgjithshme në Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Ardiana Bokshi, ka theksuar ndikimin e gjerë të projekteve të efiçiencës energjetike në nivel vendi, gjatë një paneli të mbajtur në kuadër të edicionit 2026 të Java e Gruas (WoW).

Paneli me temë “Tranzicioni i Drejtë Energjetik në Kosovë: Nga Politikat në Zbatim Lokal” u organizua nga NDI Kosovo me përkrahjen e GIZ Kosovo, duke mbledhur përfaqësues institucionalë dhe ekspertë të sektorit energjetik.

Gjatë diskutimit, Bokshi theksoi se projektet e realizuara nga FKEE kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në aspektin mjedisor, ekonomik dhe social, duke u shtrirë në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës. Sipas saj, këto investime kanë kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës, uljen e konsumit të energjisë dhe rritjen e qëndrueshmërisë në sektorin publik dhe atë rezidencial.

Ajo gjithashtu prezantoi përkushtimin e institucionit për zbatimin e projekteve madhore në të ardhmen, me synim përfshirjen e të gjitha niveleve të shoqërisë dhe avancimin e një tranzicioni energjetik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në vend.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com