Home / Lajme / Tjera / Global Energy Solutions dhe Hotas Solar nënshkruajnë marrëveshje për projekte të energjisë së ripërtëritshme në rajon

Global Energy Solutions dhe Hotas Solar nënshkruajnë marrëveshje për projekte të energjisë së ripërtëritshme në rajon

Global Energy Solutions dhe Hotas Solar LLC kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin, financimin dhe ndërtimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.

Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i Global Energy Solutions, Ilir M. Shala, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Hotas Solar, Ana Tolaj.

Sipas marrëveshjes, Global Energy Solutions do të fokusohet në zhvillimin e projekteve deri në fazën “Ready-to-Build” (RTB), përfshirë strukturimin e tyre dhe përgatitjen e marrëveshjeve për blerje të energjisë (PPA), ndërsa Hotas Solar do të merret me investimin dhe realizimin e projekteve në terren, transmeton Energy Monitor.

Ky bashkëpunim synon të përshpejtojë zhvillimin e projekteve të energjisë së pastër në rajon, duke rritur kapacitetet investuese dhe duke forcuar zinxhirin e zhvillimit të projekteve energjetike nga faza e planifikimit deri te ndërtimi.

Sipas palëve, marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të investimeve në energjinë e ripërtëritshme dhe mbështetjes së tranzicionit energjetik në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com