Home / Lajme / Mjedisi / Ekspertët kërkojnë që klima të shpallet emergjencë globale shëndetësore

Ekspertët kërkojnë që klima të shpallet emergjencë globale shëndetësore

Një grup ndërkombëtar ekspertësh ka bërë thirrje që ndryshimet klimatike të shpallen Emergjencë Globale Shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), duke e konsideruar krizën klimatike si një kërcënim të menjëhershëm për shëndetin publik.

Sipas Komisionit Pan-Evropian për Klimën dhe Shëndetin, temperaturat në rritje, valët e të nxehtit, ndotja e ajrit dhe përhapja e sëmundjeve të lidhura me klimën po shkaktojnë tashmë pasoja serioze në shëndetin e popullsisë.

Ekspertët argumentojnë se korniza aktuale ndërkombëtare nuk është e mjaftueshme për të adresuar krizën klimatike, e cila nuk është një ngjarje e izoluar, por një proces i vazhdueshëm dhe në përshpejtim, përcjell Energy Monitor.

Sipas tyre, një shpallje e tillë do të mundësonte koordinim më të fortë ndërkombëtar dhe masa urgjente të ngjashme me ato që përdoren në pandemitë globale. Ata kanë kërkuar që klima të trajtohet si emergjencë e nivelit të lartë ndërkombëtar për të detyruar veprim të koordinuar global.

Ndryshe, WHO dhe ekspertët e shëndetit publik theksojnë se Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale dhe se ndikimet klimatike tashmë po prekin sistemet shëndetësore.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com