Home / Lajme / Rajoni / Shqipëri: Në prill 2026 prodhimi nga burimet fotovoltaike rritet për 51%

Shqipëri: Në prill 2026 prodhimi nga burimet fotovoltaike rritet për 51%

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) kanë publikuar treguesit kryesorë të sistemit të transmetimit në Shqipëri për muajin prill 2026.

Sipas të dhënave, në prill në Shqipëri u prodhuan total 694,190 MWh, nga të cilat 83,056 MWh u prodhuan nga burimet fotovoltaike, 365,62 nga burimet hidro me rezervuar dhe 245,492 nga ato hidro me derivacion.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjatë muajit prill 2026 është regjistruar një rritje prej rreth 51% e prodhimit nga energjia fotovoltaike. Në muajin prill në vitin 2025 nga këto burime u prodhuan vetëm 54,939 MWh, ndërsa në të njejtin muaj në vitin 2026 83,056 MWh, përcjell Energy Monitor.

Ky zhvillim reflekton zgjerimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme dhe rëndësinë në rritje të burimeve të qëndrueshme për një të ardhme më të gjelbër dhe më të sigurt energjetike.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com