Anëtari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar lidhur me dënimet që Ministria e Tregtisë ka shqiptuar ndaj KEDS për çështjen e njehsorëve.
Azemi ka thënë se nuk është dëmtuar institucioni, por qytetarët e Kosovës, duke kërkuar që mjetet financiare të kthyhen tek ata.
Sipas tij, vendimet ndëshkuese duhet të rezultojnë në kompensim për qytetarët e prekur, pasi ata, siç tha ai, janë pala e dëmtuar në këtë rast.



