Home / Lajme / Tjera / KEDS-i gjobitet edhe me 40 mijë euro për dallaveret me njëhsorët

KEDS-i gjobitet edhe me 40 mijë euro për dallaveret me njëhsorët

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se KEDS është gjobitur me 40 mijë euro lidhur me dallaveret me njëhsorët. 

KEDS-it është gjobitur edhe me 40 mijë euro nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit lidhur me parregullsitë e konstatuara në njehsorët elektrikë.

MINTI ka njoftuar se në mbledhjen e Këshillit për Mbrojtjen e Konsmatorit janë prezantuar informata lidhur me aksionet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, të fokusuara në monitorimin e çmimeve të derivateve, njehsorëve elektrikë dhe produkteve të qumështit me bazë bimore në treg.

Siopas rezultateve të verifikimit, vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë janë verifikuar 19 njehsorë, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pa afat të vlefshmërisë, ndërsa një njehsor është konstatuar pa lejim tipi.

“Raportet zyrtare të laboratorit janë proceduar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për ndërmarrjen e masave ligjore dhe shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it, në vlerë prej 40,000 eurosh”, thuhet në njoftim.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com