Home / Lajme / Kosova / Bajrami (LDK): Keqmenaxhimi në energji është vula e kapjes së institucioneve

Bajrami (LDK): Keqmenaxhimi në energji është vula e kapjes së institucioneve

Bajrami u drejtua edhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e kritikuar për qasjen ndaj deputetëve në Kuvend.

“Ministrja del dhe na tregon se si duhet të sillemi në Kuvend. Duhet të të vijë turp për faktet që të kanë dalë,” u shpreh Bajrami.

Ajo pretendoi se janë publikuar komunikime dhe vendime që tregojnë ndikimin politik në ndërmarrjet publike.

“Sipas saj, janë publikuar biseda në WhatsApp kur janë zgjedhur kryeshefë të ndërmarrjeve publike”- tha ajo.

Bajrami përmendi edhe emërimin e ish-kryesuesit të Komisionit për Energji në pozita ekzekutive në KEK, duke pretenduar se janë dhënë udhëzime politike për menaxhimin e tenderëve dhe institucioneve.

Ajo tha se këto veprime, sipas saj, tregojnë ndikim të drejtpërdrejtë politik në sektorin e energjisë.

Seanca e sotme është thirrur me kërkesë të PDK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur intervistimet në terren lidhur me çështjen e njehsorëve elektrikë.

“Unë jam ftuar nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike për t’i paraqitë dëshmitë e mia dhe të qytetarëve. Jam në proces të dëshmisë dhe po e jap deklaratën time si dëshmitar dhe duke besuar në Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Kosovës, Gjykatën e  Kosovës, shpresoj që kjo të merr zgjidhjen e merituar”- ka thënë Azemi më 07.04.2026.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar më 27.03.2026 dëshmitë për çka pretendon se nga 884 njehsorë të verifikuar sipas tyre, 87% e njehsorëve për matjen e energjisë elektrike faturojnë qytetarët më shtrenjtë edhe kur tarifa është me të lirën.

KEDS kishte reaguar në raport me pretendimet e Visar Azemit se njehsorët e energjisë elektrike e masin kohën gabimisht dhe kishin garantuar se matjet janë të sakta, të besueshme dhe transparente.

Një komision i posaçëm i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), bashkë me Inspektoratin Qendror të Tregut, ka nisur më 01.04.2026 verifikimin e ankesave të para të qytetarëve për njehsorët e rrymës.

Ministria ka njoftuar se njehsorët te të cilët janë vërejtur mospërputhje të kohës janë tërhequr nga funksioni dhe janë dërguar për verifikim në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës.

MINTI ka gjobitur kompaninë KEDS, në lidhje me njehsorët matës të energjisë elektrike. Përmes një komunikate për media, MINTI ka thënë se gjatë verifikimeve të realizuara në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, është konstatuar se nga ana e KEDS-it nuk është respektuar afati i vlefshmëirsë së njehsorëve elektrikë.

“Në bazë të këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, duke u mbështetur në Ligjin për Metrologji, ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 1,500 deri në 5,000 euro për secilin njehsor me afat të skaduar të vlefshmërisë”- thuhet në njoftimin e MINTI-t më 14.04.2026, duke mos bërë të ditur shumën totale të gjobave.

MINTI u ka bërë thirrje qytetarëve që të parashtrojnë ankesa në adresën elektronike: konsumatori@rks-gov.net dhe të bashkëngjisin numrin e telefonit dhe adresën e banimit në mënyrë që verifikimi të realizohet në kohën më të shpejtë të mundshme.

/kallxo.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com