Home / Lajme / Tjera / Britani, “trotuari i mençur” kthen hapat në energji elektrike

Britani, “trotuari i mençur” kthen hapat në energji elektrike

Trotuari 6 metra i gjatë i shndërron hapat në energji elektrike e cila përdoret për karikimin e telefonave celularë.

Telford, një qytet në Britani të Madhe ka instaluar një “trotuar të mençur” që gjeneron energji nga hapat e njerëzve për të karikuar falas telefonat, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Telford dhe Wrekin në Shropshire ka nisur projektin e ndërtimit të trotuari të teknologjisë së lartë i cili u mundëson njerëzve të karikojnë telefonat celularë duke i shndërruar hapat e tyre në energji elektrike.

“Një ekran me energji diellore tregon sasinë e energjisë e cila gjenerohet duke ecur në trotuar të instaluar midis stacionit kryesor të trenit dhe qendrës së Telford”, raportoi gazeta britanike “Metro”.

Trotuari prej gjashtë metrash është pjesë e një projekti prej 4 milionë funtesh nga Telford dhe Wrekin Council në kuadër të masave për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Këshilltarja Carolyn Healy tha se projekti është i vlefshëm në krijimin e ndërgjegjësimit për gjenerimin e energjisë së pastër dhe një mënyrë argëtuese për të treguar se si mund të gjenerohet energjia.

/aa.com.tr

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com