Home / Lajme / Ndërkombëtare / Çmimi i naftës arrin rekorde në disa shtete të SHBA-së

Çmimi i naftës arrin rekorde në disa shtete të SHBA-së

Çmimi i naftës  ka arritur nivele rekord në disa shtete të SHBA-së, duke shënuar një rritje të paprecedentë në tregun e energjisë.

Sipas AAA, të mërkurën është raportuar se çmimi mesatar i naftës ka arritur nivelet më të larta historike në katër shtete të Midwest-it: Wisconsin, Michigan, Illinois dhe Indiana.

Rritja e fundit lidhet me një kombinim faktorësh, përfshirë çmimet e larta të naftës së papërpunuar, ndërprerjet në disa rafineri dhe faktin se rafineritë po i japin përparësi prodhimit të karburantit për avionë në vend të naftës dhe benzinës.

Nafta është një komponent kyç i ekonomisë amerikane, pasi përdoret për traktorë, kamionë, autobusë, trena dhe anije. Për këtë arsye, rritja e çmimeve mund të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e kostos së transportit dhe ushqimeve, duke rritur çmimet për konsumatorët.

Në nivel kombëtar, çmimi mesatar i një gallon nafte ka arritur në 5.66 dollarë, një rritje prej rreth 60% krahasuar me vitin e kaluar. Ky nivel po i afrohet rekordit historik prej 5.82 dollarësh të regjistruar në qershor 2022.

Rritja është edhe më e theksuar në disa shtete:  Indiana: +72% në 6.13 dollarë për gallon, Illinois: +74% në 6.13 dollarë për gallon, Michigan: +77% në 6.13 dollarë për gallon, Wisconsin: +82% në 5.87 dollarë për gallon, shkruan CNN.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com