Home / Lajme / Kosova / OEGJK dhe KOSTT diskutojnë mundësitë për tërheqjen e investimeve gjermane në sektorin e energjisë

OEGJK dhe KOSTT diskutojnë mundësitë për tërheqjen e investimeve gjermane në sektorin e energjisë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka zhvilluar një takim njoftues me Kryeshefin e KOSTT-it, z. Trim Tërnava, ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe rëndësinë e tërheqjes së investimeve gjermane në sektorin energjetik të Kosovës.

Sipas OEGJK-së, gjatë takimit është theksuar nevoja për rritjen e efikasitetit institucional dhe koordinimit ndërmjet institucioneve relevante, me qëllim të përshpejtimit të procedurave për realizimin e projekteve investive.

Po ashtu, është vlerësuar roli strategjik i sektorit të energjisë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në krijimin e partneriteteve afatgjata me investitorë ndërkombëtarë, veçanërisht nga Gjermania, transmeton Energy Monitor.

OEGJK falënderoi Kryeshefin dhe ekipin e KOSTT-it për mikpritjen dhe diskutimin konstruktiv, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit energjetik në Kosovë.

Shoqata Kosovaro-Gjermane e Biznesit përfaqëson interesat e kompanive gjermane dhe kosovare dhe synon të forcojë lidhjet ekonomike ndërmjet Kosovo dhe Germany.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com